Llapi i Podujevës është këndellur, tre ndeshjet e fundit po aq fitore dhe i jep fund krizës së rezultateve madje duke u ngritur në vend të pestë me 39 pikë të mbledhura.
Llapjanët shënuan fitore me rezultat 3:1 ndaj Malishevës, në takimin që u luajt në stadiumin "LIman Gegaj" në Malishevë.
Ardit Tahiri në minutën e 40-të, Valmir Veliu në atë të 45-tën dhe Elvir Gashijani (84’) - shënuan për Llapin dhe Laurent Xhylani (52) për Malishevën.
Malisheva aktualisht është në vend të tretë me 47 pikë pas javës së 30-të të eltiës së ftubollit të Kosovës.