Turp i madh, skuadrat shqiptare përleshën mes vete në Maqedoninë e Veriut

- Bota Sot

Turp i madh, skuadrat shqiptare përleshën mes vete në Maqedoninë e Veriut

Struga Trim Lum dhe Gostivari u ndanë baras (1:1) në derbin e javës së 28-të të Kampionatit të Maqedonisë në futboll. 

Jo edhe gjithçka shkoi mirë duke iu referuar disa mediave në Maqedoni.

Skuadrat shqiptare përfshihen në përleshje pas ndeshjes.

“Incident pas ndeshjes midis Strugës dhe Gostivarit.

Pas përfundimit të ndeshjes, në dalje të stadiumit në Strugë ndodhi një rrëmujë e madhe, ku u përfshinë anëtarë të të dy kampeve.

Mbetet që komiteti disiplinor në FFM të vendosë ndëshkimet për të përfshirët në të gjithë incidentin”, shkruan media maaqedonase “Ekipa”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot