Szczesny do të vazhdojë edhe për një sezon te Barcelona

- Bota Sot

Szczesny do të vazhdojë edhe për një sezon te Barcelona

Portieri polak, Wojciech Szczesny ka impresionuar me formën e tij te Barcelona pas rikthimit të tij nga pensionimi.

Polaku u transferua te “Blaugranat”, pas lëndimit të Marc-Andre Ter Stegen si dhe formës së dobët të portierit, Inaki Pena.

Siç raporton Fabrizio Romano, Szczesny ka impresionuar edhe drejtuesit e skuadrës me drejtorin sportiv, Decon që konfirmoi se polaku do të vazhdojë edhe për një sezon.

“Ne jemi të lumtur me Szczesny. Ai do të jetë me ne sezonin e ardhshëm me siguri”, u shpreh Deco.

Szczesny, që nga rikthimi i tij nga pensionimi ka bërë 24 paraqitje me Barcelonën, ku në këto ndeshje ka arritur të mbajë portën e paprekur në 12 ndeshje.



Lexoni të gjitha në Bota Sot