Gjimshiti ëndërron golin në “San Siro”

- Bota Sot

Gjimshiti ëndërron golin në “San Siro”

Berat Gjimshiti në një intervistë për “L’Eco di Bergamo” ka treguar ëndrrën e madhe që ka.

Në vigjiljen e ndeshjes mes Milanit dhe Atalantës, mbrojtësi kuqezi ka treguar se hapat e parë në fushë i ka hedhur si… sulmues.

“Kur isha i vogël më linin përpara pasi isha më i gjati.

Të shënoja gola ishte dëfryese. Një gol në ‘San Siro’ do të ishte fantastik, por objektivi i vërtetë është fitorja.

Si mbrojtës që jam kam mësuar të lexoj lëvizjet e sulmuesve mbase kjo do të më ndihmonë që në një të ardhme të afërt të shënoj një gol vendimtar”, tha Gjimshiti.



Lexoni të gjitha në Bota Sot