Ekipi B i Partizanit i mbushur me lojtarë të Superiores siguron ngjitjen në Kategorinë e Dytë

- Bota Sot

Ekipi B i Partizanit i mbushur me lojtarë të Superiores siguron ngjitjen në Kategorinë e Dytë

Klubi i Partizanit më në fund ka marrë një lajm të mirë këtë javë.

Skuadra kryeqytetase, më saktësisht ekipi B, ka siguruar ngjitjen në Kategorinë e Dytë, pasi ka mundur në sfidën play-out ekipin e Turbinës.

Të kuqtë, për të mos rrezikuar asgjë në këtë sfidë vendimtare ndaj Turbinës, kanë mbushur ekipin e drejtuar nga Kalari me lojtarë të ekipit të Superiores, pasi në radhët e kësaj skuadre ishin Janjeva, Jata, Mintongo e Mando, pa harruar që në stol kishte emra si Osmanllari e Gudjufi.

Dominimi i të kuqve ishte i dukshëm dhe ata shpejt gjetën golin e parë me Jata. Në pjesën e dytë, dy gola nga Kontreras i vendosën vulën fitores dhe siguruan ngjitjen e Partizanit B në Kategorinë e Dytë për edicionin e ardhshëm.



Lexoni të gjitha në Bota Sot