Fiton Dortmundi

- Bota Sot

Fiton Dortmundi

Dortmund ka fituar 3-2 ndaj Monchengladbach në “Signal Iduna Park”, ndeshje e vlefshme për javën e 30-të të Bundesligës. Miqtë kaluan të parët në avantazh me golin e Itakura në minutën e 24-të.

Verdhezinjtë përmbysën gjithçka me tre gola të shpejtë në fund të pjesës së parë. I zakonshmi Serhou Guirassy barazoi fillimisht shifrat, pas asistit të Gross. Nmecha shënoi shënoi dy minuta më pas golin e avantazhit dhe në fund të shtesës së pjesës së parë, Svensson shënoi me kokë golin e tretë.

Në pjesën e dytë, Monchengladbach ngushtoi rezultatin me golin e Stoger nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 55-të. Kur mbeten edhe 4 javë në fundi, Dortmund renditet në vendin e shtatë me 45 pikë, 4 pikë më pak se vendi i katërt që të dërgon në Champions League dhe që aktualisht mbahet nga Leipzig me 49 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Eintracht Frankfurt që mban vendin e tretë barazoi pa gola në transfertë ndaj Augsburg.



Lexoni të gjitha në Bota Sot