Skena me standarde të dyfishta në ndeshjen kundër Vardarit
Dueli kundër Vardarit u shoqërua me një sërë vendimesh të diskutueshme nga arbitri kryesor Stojançe Stojanov dhe ndihmësit e tij Aleksandar Gjorgjeski dhe Martin Petkovski të cilat dëmtuan dukshëm ekipin tonë në duelin e xhiros së 28-të në Ligën e Parë.
"Këto janë vetëm disa nga rastet që ilustrojnë standardet e dyfishta të zbatuara gjatë ndeshjes:
1. Anulohet gol i rregullt për ekipin tonë – Në pamje shihet qartë: futbollisti ynë nuk e prek topin me dorë, megjithatë arbitri e anulon golin në mënyrë të pabazë.
2. Një rast identik ndodh vetëm një minutë më vonë në anën tjetër – Futbollisti i Vardarit ndal topin me dorë, por këtë herë aksioni lejohet të vazhdojë, sikur asgjë të mos kishte ndodhur.
3. Penallti e mohuar – Lojtari ynë ndalet me faull brenda zonës së rreptësisë, por arbitri nuk akordon penallti.
4. “Gol” që nuk ishte gol – Topi nuk e kalon vijën fatale, por gjyqtari vendos të akordojë gol në favor të kundërshtarit, vendim që vulos revoltën e ekipit tonë.
Këto episode janë vetëm një pjesë e padrejtësive që u panë gjatë ndeshjes, të cilat nuk kanë ndodhur vetëm në duelin e fundit, por me raste të tilla jemi dëmtuar edhe në ndeshjet tjera gjatë këtij sezoni.
Vendimet e njëanshme nuk janë thjesht gabime, por ato dëmtojnë besimin dhe integritetin e kampionatit.
Në këtë situatë, ne si klub jemi duke shqyrtuar mundësinë të vazhdojmë apo jo garën në këtë kampionat, por gjithsesi se për vendimin final të së njejtës, do të ju informojmë ditëve në vijim", thuhet nga Voska Sport.