Ange Postekoglu do të largohet nga drejtimi i Totenhem, edhe nëse këto të fundit fitojnë Ligën e Europës. Vendimi është marrë për trajnerin australian, që ka dështuar me skuadrën angleze në kampionat.
“The Telegraph” raporton se as fitimi i Ligës së Europës, që do të siguronte pjesëmarrjen në Champions për sezonin e ardhshëm, nuk bën punë.
Postekoglu u afrua te Totenhem në vitin 2023. Kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2027, por kjo nuk duket se do pengojë Totenhemin për të zyrtarizuar vendimin.
Totenhem do të luajë ndaj Bodo/Glimt, për të siguruar finalen e madhe të Ligës së Europës. Kujtojmë ndërkohë se aktualisht mbajnë vendin e 16 në kampionat, por nuk rrezikojnë rënien.