Andrés Iniesta i ka zbuluar sakrificat që i kishte bërë babai i tij për ta ndihmuar që ta realizojë ëndrrën e futbollit.
Babai i kampionit evropian dhe botëror kishte punuar fort si murator vetëm për të siguruar para që ish-futbollisti i Barcelonës të kishte kushte për t’u bërë lojtar i madh.
Dhe, kështu ndodhi. Ai u bë njëri prej mesfushorëve më të mirë në histori të futbollit dhe fitoi gjithçka të mundshme në këtë sport.
“Kur isha 12 vjeç, babai im sakrifikoi para nga tri rroga vetëm e vetëm për të m’i blerë një palë këpucë futbolli. Unë nuk e kam harruar kurrë se prej nga kam ardhur këtu.”
Këpucët e para sportive që ia kishte blerë babai ishin ikoniket “Adidas Predator”.
“Ishin të zeza, me disa vija në pjesën e përparme. Unë i kam ato edhe sot e asaj dite në shtëpinë time në fshat.”
“Ato ishin të njëjta me ato që i kishte veshur dikur Koeman.”
Ndërsa Andrés u bë dalëngadalë një legjendë e futbollit, babai i tij, Jose Antonio, po punonte shumë si murator për ta mbështetur ëndrrën e birit të tij.
Respekt i pafund për Andrés Iniestan.
Një simbol i përulësisë dhe i madhështisë.