Ekipi i Struga Trim Lum është shumë afër finales së Kupës së Maqedonisë, së Veriut, pra të përsëris suksesin e vitit 2023. Nesër në orën 16:00, Shkendija do të vizitojë Strugën.
Struga Trim Lum ka epërsinë 2:1 pas ndeshjes së parë në Tetovë, të cilin tani synon ta ruajë nëse dëshiron të arrijë në finalen e madhe.
"Fitorja në ndeshjen e parë në Tetovë padyshim na jep optimizëm të madh për ndeshjen e kthimit, të cilën e luajmë nesër para tifozëve tanë.
Ne jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje, duke e ditur rëndësinë dhe peshën që ka për ne si ekip", thotë futbollisti i Strugës, Ard Kasami.