Protestë në Tuz, nuk duan ndryshimin e stemës së skuadrës shqiptare! Çfarë do Refik Shabanaxhoviq?

- Bota Sot

Protestë në Tuz, nuk duan ndryshimin e stemës së skuadrës shqiptare! Çfarë do Refik Shabanaxhoviq?

Një protestë është paralajmëruar në Tuz për më datën 27 prill në mesditë për shkak të ndryshimit të stemës së klubit të futbollit Deçiqi.

“Në emër të një grupi entuziastësh, ish-futbollistësh dhe punonjësish sportivë, tifozësh të Deçiqit, ju ftojmë të vjeni në një tubim proteste më 27 prill kundër ndryshimit të emblemës së klubit tonë të futbollit.

I ftojmë të gjithë tifozët e Deçiqit, të gjithë ata që kanë ngjyrën “kaltër e bardh” në zemër, që në mënyrë paqësore dhe dinjitoze t’i tregojnë menaxhmentit aktual se kanë bërë një gabim”, thuhet në deklaratën e organizatorëve, të nënshkruar nga Zejnel Muminoviq. Deçiç, kampioni aktual i Malit të Zi, feston një përvjetor të madh vitin e ardhshëm - një shekull ekzistencë.

"Ne besojmë se nuk është e përshtatshme që logoja e Deqiqit të ndryshohet, veçanërisht jo për shkak të njerëzve që shkruan historinë e Deçiqit në fusha në të gjithë ish-Jugosllavinë. Mbështetja, jo vetëm nga ish-lojtarët e Deçiqit, por edhe nga atletë të shumtë dhe anëtarë të ekipit kombëtar malazez, fitues të medaljeve nga garat më të mëdha botërore, flet vetë se iniciativa jonë është e justifikuar.

Mbështetja erdhi edhe nga një nga legjendat e futbollit malazez, një njeri që lindi në Tuz dhe që hapat e tij të parë futbollistikë i bëri në Deçiq - Refik Shabanaxhoviq".



Lexoni të gjitha në Bota Sot