Ancelotti jep mesazhin e keq për tifozë

- Bota Sot

Ancelotti jep mesazhin e keq për tifozë

Skuadra e Real Madridit mbrëmë shënoi fitore minimale 1:0 ndaj Getafes në La Liga, duke mbetur kështu ende në garë për titull kampion.

Gjatë ndeshjes, dy lojtarë pësuan lëndime – dhe sipas Ancelottit kjo dyshe s’do jetë e gatshme për finalen e Kupës së Mbretit.

Bëhet fjalë për Camavingan dhe David Alaba. Që të dytë kanë probleme muskolare.

“Camavinga dhe David Alaba kanë lëndime muskolare. Që të dytë nuk duket se do jenë gati për ndeshjen ndaj Barcelonës”, u shpreh Ancelotti pas ndeshjes

Real Madridi dhe Barcelona takohen të shtunën në mbrëmje në finalen e madhe të Kupës së Mbretit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot