Empoli ka një detyrë të vështirë përpara, teksa përpiqet të përmbysë disavantazhin e ndeshjes së parë ndaj Bolognas në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Bologna do të jetë pritëse këtë herë dhe hyn në ndeshje me epërsinë 3-0 në total.
Para kësaj përballjeje, Bologna u rikthye te fitorja në Serie A pas dy ndeshjesh pa fitore, duke mposhtur 1-0 në shtëpi liderët e kampionatit, Interin. Goli i Orsolinit në minutën e 90-të tronditi kampionët dhe, pasi kishte shënuar edhe në ndeshjen e parë, ai do të jetë i motivuar edhe në këtë takim.
Vendësit nuk kanë humbur në 10 ndeshjet e fundit në shtëpi, një seri që shpresojnë ta zgjasin.
Nëse shihet forma e fundit e Empolit, kjo pritet të jetë ndeshja e tyre e fundit në këtë edicion të Kupës së Italisë. S
kuadra mike është në një seri shumë negative. Në 20 ndeshjet e fundit, nuk kanë arritur të fitojnë asnjë brenda 90 minutave. Empoli është aktualisht në një luftë të fortë për mbijetesë në Serinë A.