Championsit i hiqen vazhdimet dhe shkohet direkt në penallti?

- Bota Sot

Championsit i hiqen vazhdimet dhe shkohet direkt në penallti?

Champions League është pa dyshim gara më prestigjioze në futbollin evropian.

Dhe, UEFA mundohet që çdo vit ta perfeksionojë këtë eveniment duke bërë ndryshime të kohëpaskohshme.

Shtëpia e futbollit evropian në fakt po e konsideron mundësinë që t’i heq vazhdimet nga faza eliminuese e Championsit nga sezoni i ardhshëm ose nga një e ardhme e afërt, shkruan mediumi gjerman “Bild”.

Me këtë rast, nëse të dy ndeshjet përfundojnë me rezultat të barabartë, dy ekipet do të shkojnë direkt në penallti.

Natyrisht, kjo do të ndodhë nëse ky plan do të aprovohet..



Lexoni të gjitha në Bota Sot