Real Madridi e mposhti Getafen mbrëmë dhe tash po mendon për finalen e Copa del Rey ndaj Barcelonës.
Portieri Thibaut Courtois foli në konferencë për shtyp për “El Clasicon” e së shtunës (26 prill), në të cilën tregoi se çka ju nevojitet “Los Blancos” për të triumfuar.
“Është e rëndësishme ta mbajmë portën e paprekur. Është gjithmonë pozitive të kemi soliditet në mbrojtje dhe këtë do ta mbajmë nëse të gjithë do të koncentrohen tek mbrojtja.
Është ajo që e kemi bërë në ndeshjet e fundit dhe këtë duhet ta bëjmë edhe të shtunën në finalen e Kupës”, deklaroi portieri belg.
“Finalja e Copa del Rey? Duhet të jemi të koncentruar, jemi vërtet të emocionuar për finalen e Copa del Rey.
Humbëm në Ligën e Kampionëve dhe jemi të dytit në La Liga, por duam t’ju japim tifozëve të Real Mdridit diçka për të brohoritur dhe festuar kundër Barcelonës në finalen e Kupës”, përfundoi Courtois..