Një futbollist i tmerruar u fsheh nën shtratin e tij, ndërsa gruaja dhe djali i tij u rrëmbyen në një skenë horrori që ndodhi në shtëpinë e tij.
Jaskson Rodriguez, i cili luan për ekipin Emelec në Ekuador, është lutur për rikthimin e sigurt të familjes së tij.
Ngjarja ndodhi të mërkurën mbrëma në qytetin bregdetar, Guayaquil, njofton “The Sun”.
Persona të maskuar e bastisën shtëpinë e Rodriguez në orën 03:00 të natës pasi ia thyen derën e përparme.
Mbrojtësi 26-vjeçar tha se u fsheh nën një shtrat ndërsa burrat ia plaçkitën pronën, e cila është e vendosur në lagjën Mucho Lote 2.
Shefi i policisë, Edison Rodriguez konfirmoi se gruaja dhe i biri i tij pesëvjeçar u kapën gjatë pastisjes së frikshme.
Ata u rrëmbyen pasi u pyetën nëse ylli i Emelec ishte në rezidencë, konfirmoi policia.
Rodriguez i pa nga një dritare “individë që po udhëtonin me një kamionçinë me dy kabina ngjyrë gri.”
Ai u fsheh nën shtrat dhe kështu mundi t’i shmangej kapjes.
Një gjendje e jashtëzakonshme u shpall javën e kaluar nga Qeveria ekuadoriane në nëntë zona të vendit.
Kjo e përfshin edhe provincën e Guayas, ku ndodhet Guayaquil.
Grupet e krimit të organizuar kanë bërë kërdi në të gjithë vendin, me 2,345 vdekje të dhunshme të raportuara mes janarit dhe marsit, sipas “ESPN”.
Rodriguez, një mbrojtës i talentuar, ka luajtur 9 herë për Emelec në këtë sezon.
Klubi i tij luan në LigaPro, niveli më i lartë në vend, ndërsa aktualisht gjendet në vendin e 11-të në tabelë.
Rrëmbimi i futbollistëve nuk është i padëgjuar në Ekuador.
Në dhjetorin e kaluar, ylli i ekipit Quito, Pedro Perlaza ishte kidnapuar në qytetin Esmeraldas.
Ai u gjet i gjallë disa ditë më vonë.