Në një moment ku Interi mbante ende gjallë një fije shprese për të realizuar ëndrrën e tripletës, ishin pikërisht disa nga lojtarët e bankinës ata që kontribuan në fundin e këtij objektivi ambicioz.
Mehdi Taremi dhe Kristjan Asllani janë në qendër të kritikave pas humbjes së rëndë 3-0 ndaj Milanit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, një disfatë që jo vetëm shënon një ndalesë sezonale, por përbën një sinjal alarmi për problemet strukturore në menaxhimin e rotacionit nga ana e zikaltërve.
Sipas asaj që shkruan sot La Gazzetta dello Sport, dy lojtarët janë bërë simbol i një dështimi në alternativat e ekipit.
Asllani, një talent që nuk shpërtheu kurrë – Për mesfushorin shqiptar situata nuk është e mirë. I blerë në vitin 2022 për 14 milionë euro si një investim për të ardhmen, Asllani nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë.
Pas tre sezonesh, ai shihet ende si një lojtar i pasigurt, me vendime të ngadalta dhe pa ndikim në ndeshje. As trajneri dhe as drejtuesit nuk janë të bindur për potencialin e tij dhe, sipas Gazzetta-s, një ndarje në fund të sezonit është gjithnjë e më e afërt.
Për Interin, këto dy raste janë shembuj të qartë se suksesi i një skuadre nuk varet vetëm nga formacioni titullar, por edhe nga forca e bankinës. Dhe në këtë aspekt, zikaltrit duket se kanë dështuar.