Dean Huijsen në qendër të vëmendjes

- Bota Sot

Dean Huijsen në qendër të vëmendjes

Dean Huijsen është një nga emrat më të përfolur në Premier League këtë sezon.

Mbrojtësi i ri holandez i Bournemouth-it, i lindur në vitin 2005, ka qenë një surprizë e këndshme me paraqitjet e tij solide në kampionat dhe në kupat vendase, ku ka regjistruar 31 paraqitje, 2 gola dhe 1 asist.

Sipas raportimeve nga ‘Sky Sports UK’, Bayerni i Mynhut është klubi më i fundit që i është bashkuar garës për ish-lojtarin e Juventusit dhe Romës, me objektivin për të përforcuar mbrojtjen në funksion të një sulmi serioz ndaj Champions League në sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, konkurrenca është e fortë: përveç bavarezëve, interesim për Huijsen kanë shfaqur edhe Real Madrid, Arsenal, Chelsea, Liverpool, Newcastle dhe Tottenham.

Lojtari ka një klauzolë largimi prej 50 milionë paundësh, çka e bën garën edhe më të ndezur midis këtyre klubeve elitare për një prej talenteve më premtues në repartin e prapavijës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot