Inzaghi "kërcënon" dhe urdhëron gjyqtarin e katërt

- Bota Sot

Inzaghi "kërcënon" dhe urdhëron gjyqtarin e katërt

Derbi i Milanos këtë të mërkurë në “San Siro” është mbyllur me një turpërim të Interit, që është mposhtur me shifrat 3:0 në shtëpinë e vet nga kuqezinjtë dhe është eliminuar nga Kupa e Italisë.

Një rezultat që ka tensionuar ndjeshëm trajnerin Simone Inzaghi, siç shihet nga momenti më i çuditshëm i sfidës.

Në fundin e saj, gjyqtari e mbylli pa dhënë asnjë sekondë shtesë.

Një vendim i pazakontë, pasi rregulli është rregull, sido që të jetë rezultati i sfidës. Por më pas, ishte Simone Inzaghi ai i cili e kishte kërkuar një gjë të tillë, duke mos ngurruar të sulmonte gjyqtarin e katërt.

“Nuk dua kohë shtesë”, ulërin i inatosur në momentet e fundit të sfidës.

“Mos tall by*ën me mua”, vazhdoi ai i inatosur ndaj gjyqtarit të katërt, duke e urdhëruar praktikisht këtë të fundit që të mos jepte shtesa e të mbyllte sa më shpejt ndeshjen, ashtu siç ndodhi në të vërtetë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot