Jemi vetëm pak muaj para hapjes së merkatos, por pavarësisht kësaj kanë filluar edhe interesimet e para. Ekipet e Superiores pritet të kenë shumë ndryshime dhe një prej tyre është edhe Tirana.
Edison Kola me shuëm gjasa do të jetë ndër të parët që do të ndajë rrugët me kryeqytetasit, pasi në drejtim të tij ka disa ofeta.
Sips shtypi të shkruar bëhet me dije se HJK Helsinki është ekipi që kërkon shërbimet e tij.
Madje finlandezët kanë ofruar edhe 250 mijë euro për të, por siç mësohet Tirana fillimisht e ka refuzuar një ofertë të tillë. gjithsesi mbetet të shihet se çfarë do të sjellë kjo pistë, pasi shpesh herë në futboll gjërat marrin rrjedhë tjetër në momentet e fundit.
Ndërkohë vlen të theksohet se aktualisht Tirana nuk po kalon një m,oment të mirë në kampionat, teksa ndodhen në vendin e parafundit, duke rrezikuar edhe rënien në Kategorinë e Parë.
Ditën e dielë do të luajnë me Dinamon në “Elbasan Arena” në orën 15:30 dhe bardheblutë janë të dënuar vetëm për fitoren për të shkuar në “Play-out” dhe për të provuar fatin në ndeshjen shtesë për qëndrimin në Superiore.