Spikat ndeshja Vllaznia-Apolonia

- Bota Sot

Spikat ndeshja Vllaznia-Apolonia

Pas zhvillimit të ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, rikthehet këtë fundjavë kampionati i futbollit të vajzave, me javën e parafundit të sezonit.

Sfida më interesante e javës është ajo mes Vllaznisë dhe Apolonisë, një përballje që pritet të jetë mjaft e luftuar nga të dyja skuadrat. Takimi do të luhet ditën e shtunë në ora 15:00 në stadiumin “Loro Boriçi”

Gjithashtu, të shtunën Egnatia do të udhëtojë drejt Lushnjes për sfidën e radhës.

Ndeshja është planifikuar të luhet në ora 15:00.

Të dielën do të luhen dy ndeshjet e tjera të javës së 17-të. Laçi do të përballet me Partizanin, me ndeshjen që do të luhet në orën 12:00 ndërsa  Gramshi pret Partizanin në orën 16:00.

Takimi i fundit i kësaj jave do të zhvillohet të hënën, ku Tirana do të luajë kundër Teutës në kompleksin “Skënder Halili” në orën 17:00.

Java e 17-të e kampionatit të futbollit të vajzave:

Vllaznia – Apolonia 26.04.2025, ora 15:00

Lushnja – Egnatia 26.04.2025, ora 15:00

Laçi – Partizani 27.04.2025, ora 12:00

Gramshi – Kinostudio 27.04.2025, ora 16:00

Tirana – Teuta 28.04.2025, ora 17:00



Lexoni të gjitha në Bota Sot