Skuadra e Real Madridit nesër (të shtunën) luan ndaj Barcelonës, finalen e madhe të Copa del Rey.
Ancelotti ka vendosur se me cilin lojtar do të luajë në mbrojtje, sidomos në krahun e majtë.
Nuk do të jetë Fran Garcia, i cili flitej se do t’ia niste ndeshjes nga minuta e parë/ por do të jetë Ferland Mendy.
Mendy pritet të rikthehet në formacionin startues te Real Madridi dhe të jetë i gatshëm pikërisht për këtë super “El Clasico”.
Ndeshja mes Real Madridit dhe Barcelonës luhet në Sevilja nga ora 22:00.