Ndryshon stadiumi për derbin Dinamo – Tirana

- Bota Sot

Ndryshon stadiumi për derbin Dinamo – Tirana

I parpritur është lajmi për ndryshimin e stadiumit të derbit Dinamo – Tirana.

Kjo sfidë ishte parashikuar të luhej ditën e dielë në orën 15:00 në “Elbasan Arena”, por tashmë ka ndryshuar.

Është mësuar se tashmë derbi është zhvendosur në “Egnatia Arena” dhe do të luhet po dielën e dielë në të njëjtën orë.

Kjo ka ardhur për shkak të sfidës së “Play-Off”-it mes Besës dhe Pogradecit siç raportohet nga shtypi i shkruar. 

Kjo përballje është parashikuar të luhet ditën e hënë në orën 17:00.

Kavajasit dhe pogradecarët do të përplasin “brirët” mes tyre në “Elbasan Arena”. Njoftimi nga FSHF-ja për këtë ndryshim pritet të vijë në orët e ardhshme..



Lexoni të gjitha në Bota Sot