Bayern Munich po bëhet gati të realizojë transferimin më të kushtueshëm në historinë e futbollit gjerman, por po has në vështirësi.
Klubi bavarez kërkon me ngulm mesfushorin ofensiv i cili luan edhe si sulmues, Florian Wirtz.
Lojtari i Bayer Leverkusen kushton 140 mln euro.
Bayern është i gatshëm të shesë 5% të aksioneve që të arrijë të financojë operacionin më të vështirë në historinë e klubit. Gjithsej, bashkë me pagën në 5 vite, Wirtz do të kushtonte 250 mln euro.
Problemi, megjithatë, nuk janë paratë. Edhe pse babai i lojtarit, Hans Wirtz, e sheh të birin vetëm në Mynih, vetë mesfushori ka mendime të tjera.
Kicker raporton se Wirtz po pret vendimin e trajnerit Xabi Alonso. Nëse spanjolli merr drejtimin e Real Madridit, gjermani do të donte t’i bashkohej në Madrid.