Skuadra shqiptare Arsimi nga Çegranit është në formë të mirë dhe synojnë tre pikë në qytetin e Radovishit.
Përballja Detonit Plaçkovica dhe Arsimi luhet nesër (16.00) në kuadër të javës së 26-të të Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Makedonija GP kryeson me 56 pikë sa ka edhe Bashkimi, Arsimi renditet në pozitën e tretë me 54 sosh.
Detonit Plaçkovica është në vend të gjashtë me 36 pikë.
“Ekipi ynë është në formë të jashtëzakonshme me plotë 7 fitore radhazi, dhe me shumë motiv, besim, dëshirë do të hyjë edhe në këtë ndeshje për të marrë maksimumin, ndërsa ekipi i Detonitit tash e sa vite është ndër ekipet më të forta në shtëpi, dhe luan futboll të bukur e sulmues, që janë siguri që na pret një ndeshje e bukur dhe shumë interesante!
Pritet kjo të jetë ndër ndeshjet më të vështira si mysafirë në këtë sezon, në një terren që është shumë i papërshtatshëm për cilëndo skuadër, andaj, djemve ju duhet besim dhe përkrahje maksimale.
I urojmë djemve tanë suksese e shumë fat në arritjen e qëllimit.
Bashkë jemi më të fortë, jemi të pathyeshëm!”, njofton KF Arsimi.