Francezi nuk pranon rikthimin te Barcelona

- Bota Sot

Francezi nuk pranon rikthimin te Barcelona

Clement Lenglet e ka vendosur që koha e tij te Barcelona ka mbaruar. Mbrojtësi francez, i cili është bërë një lojtar kyç në skemën e Diego Simeone tek Atletico Madrid, është i vendosur të vazhdojë të veshë fanellën e “Colchoneros” përtej 30 qershorit, kohë kur përfundon huazimi i tij.

Francezi e filloi sezonin si zëvendësues në “Metropolitano”, por qëndrueshmëria dhe përshtatja me stilin e lojës së Diego Simeone-s i kanë siguruar atij një vend titullari në mbrojtjen e Atletico-s.

Angazhimi i tij ndaj projektit që i ka ofruar Atletico është i tillë që verën e kaluar ai hodhi poshtë disa oferta nga klubet angleze, zgjati kontratën e tij me Barçën deri në vitin 2027 dhe ra dakord për një ulje të pagës për të lehtësuar transferimin tek Atletico.

Siç raportohet nga prestigjozja “Sport”, klubi katalanas po kërkon kompensim prej afër 10 milionë eurosh për shitjen përfundimtare të tij, ndërsa Atlético po përpiqet të sigurojë nënshkrimin me të pa asnjë kosto, duke e ditur se kjo do t’i kursente Barçës dy vjet paga të larta për një lojtar që nuk është në planet e Hansi Flick.



Lexoni të gjitha në Bota Sot