Policia liron gruan dhe djalin e futbollistit.

- Bota Sot

Policia liron gruan dhe djalin e futbollistit.

Policia në Ekuador ka zgjidhur shumë shpejt situatën e rrëmbimit të familjarëve të futbollistit të Emelek, Xhekson Rodriguez.

Situata e këtij të fundit kishte bërë bujë kur u mësua se persona të maskuar të armatosur kishin hyrë në shtëpinë e tij të mërkurën.

Dhe ndërsa ai ishte fshehur nën një shtrat, ata kishin grabitur sende me vlerë dhe para, duke marre me vete në fund si pengje edhe gruan dhe djalin e tij 5-vjeçar.

Ngjarja bëri shumë bujë dhe në mediat ndërkombëtare dhe policia në Ekuador u mobilizua, duke arritur të gjente vendin ku mbaheshin peng ata.

Policia hyn në dhomë dhe gjen gruan duke përqafuar e trembur djalin e saj.



Lexoni të gjitha në Bota Sot