Në “Arenën e Demave” luhet për mbijetesë

- Bota Sot

Në “Arenën e Demave” luhet për mbijetesë

Kukësi dhe Oriku do të përballen ditën e sotme për të luajtur ndeshjen e vlefshme për “play-out” të Kategorisë së Parë.

Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena e Demave”, nis në orën 16:00.

Ekipi i verilindorëve do të kërkojë qendrimin në Kategorinë e Parë, pas një sezoni tepër negative.

Në krahun tjetër, Oriku ka objektiv ngjitjen në këtë kategori, pasi këtë sezon ishte pjesë e së dytës.

Një duel që pritet të jetë mjaft interesant, për shkak se është i një rëndësie mjaft të madhe për të dyja ekipet. Pritet të shihet se cili mes Kukësit dhe Orikut do t’i shkojë deri në fund objektivit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot