Portieri i Barcelonës, Szczesny ka dhënë një mesazh para ndeshjes finale që zhvillohet sonte ndaj Real Madridit në Kupën e Mbretit.
Polaku është konsumues i rregullt i duhanit, dhe kjo gjë u bë shumë e madhe pasi nënshkroi me ekipin katalunas.
Ai thotë se duhani i mbeti kur ishte fëmijë, pasi iu krijua një zakon tepër negativ.
“Të lutem mos bëni si unë, mos e pini duhanin. Unë e humba betejen me të kur ishte i ri.
Më krijoi një zakon teper negativ dhe unë e di këtë shumë mirë, por s’mund ta lë”, u shpreh Szczesny
Sonte ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madridit zhvillohet nga ora 22:00 në stadiumin e Sevillës.