A do të shkarkohet Ancelotti?

- Bota Sot

A do të shkarkohet Ancelotti?

Carlo Ancelotti është në qendër të kritikave pas humbjes në finalen e Kupës së Mbretit.

Barcelona fitoi 3-2 në kohën shtesë kundër Real Madridit, duke shtuar presionin pas disfatës në Champions League për Los Blancos.

Mediat spanjolle kanë shkruar për ecurinë e trajnerit italian në Madrid.

Deri tani, pavarësisht spekulimeve për një shkarkim të mundshëm, presidenti Pérez ka vendosur të vazhdojë bashkëpunimin.

Paraqitja e mirë e skuadrës në pjesën e dytë të finales ndikoi që bordi drejtues të ketë besim tek Ancelotti, edhe pse rezultati nuk u arrit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot