Njeriu i finaleve

- Bota Sot

Njeriu i finaleve

Barcelona mposhti Real Madridin në finalen e Kupës së Mbretit me rezultat 3-2 pas vazhdimeve, në përballjen e zhvilluar në Sevilja.

Trajneri i katalanasve, Hansi Flik, tani ka fituar të shtatë finalet në karrierën e tij si trajner.

Me Bajern Munihun, Flik siguroi Bundesligën, por fitoi edhe në finale në gara si DFB-Pokal, Superkupën e Gjermanisë, Ligën e Kampionëve, Superkupën e UEFA-s dhe Kupën e Botës për Klube.

Me Barcelonën, trajneri 60-vjeçar ka fituar Superkupën e Spanjës dhe Kupën e Mbretit.  Për më tepër, si ndihmës trajner, Flik triumfoi në Kupën e Botës 2014 me kombëtaren gjermane.

Tani Flik do të kërkojë finalen e dytë të Ligës së Kampionëve në karrierë, ku në gjysmëfinale do të përballet me Interin, ku nëse kalon e pret fituesi i ndeshjes Arsenal – PSZH.



Lexoni të gjitha në Bota Sot