Bie heshtja në “San Siro”

- Bota Sot

Bie heshtja në “San Siro”

Inter-Roma, kryendeshja javës së 34-të në Serie A, e cila ishte e programuar për t’u luajtur mbrëmë në darkë, por u shty duke qenë ditë zie për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut, po luhet sot në “San Siro”.

Inter-it i duhet me patjetër fitorja pasi kryeson me pikë të barabarta kreun me Napolin, në anën tjetër Romës po ashtu i duhet me patjetër fitorja pasi pretendon për vendin e katërt.

Në minutat e para, Interi ka qenë më kërkues, por është Roma ajo që kalon e para në avantazh.

Verdhekuqtë e drejtuar nga Claudio Ranieri kanë gjetur golin me Matias Soule në minutën e 22-të, djaloshi argjentinas përfitoi nga një pavëmendje e mbrojtjes zikaltër dhe dërgoi topin në rrjetë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot