Futbollistët e Real Madridit po përgatiteshin të merrnin medaljen e nënkampionit të Kupës së Mbretit 2025 dhe kolegët e tyre nga Barcelona përgatitën një korridor nderimi pas më shumë se 120 minutash lojë.
Shumica e lojtarëve e pranuan gjestin me mirënjohje, por kur erdhi radha e Jude Bellingham, ai kaloi dhe nuk shtrëngoi dorën me asnjë lojtar të Barçës.
Futbollisti anglez ishte një nga më të mirët në skuadrën e Carlo Ancelottit, por i humbi letrat, kur u përjashtua me karton të kuq në minutën e 124-të, ashtu si Rudiger (minuta 123) dhe Lucas Vázquez (minuta 124).
Në fakt, Bellingham ishte një nga më të ashprit me arbitrin Ricardo de Burgos gjatë gjithë ndeshjes, pasi ai e qortoi për disa vendime dhe ‘e la të lirë’ sharjen e tij tashmë të famshme që i kushtoi përjashtimin kundër Osasuna në La Ligë.