Do finalen e madhe në Champions

- Bota Sot

Do finalen e madhe në Champions

Mikel Arteta ka shansin të bëjë atë që Ëenger nuk mundi të bënte te Arsenali. Topçinjtë presin Paris Saint-Germain në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League të martën në mbrëmje.

Trajneri i skuadrës angleze deklaroi në një konferencë për shtyp para ndeshjes: “Është një mundësi e jashtëzakonshme. Ne jemi këtu për t’i bërë njerëzit të lumtur”.

Më pas ai kaloi në një diskutim specifik, në lidhje me përditësimet për formën e lojtarëve të caktuar: “Ne e dimë situatën e Mikel (Merino) dhe Benit (Ëhite), për fat të keq humbëm Thomas (Partey). Ben dhe Mikel ishin në gjendje të stërviteshin, le të shohim nëse do të mund të startojnë nesër. Calafiori nuk ishte në gjendje të stërvitej”.

Mundësia është unike, në dy ndeshje Arsenali do të luajë finalen. Dhe entuziazmi është i lartë: “Po, e ndjejmë entuziazmin, është diçka unike. Plot energji, mezi presim të luajmë. Sidomos me rrethanat e këtij sezoni dhe si kemi kapërcyer kaq shumë vështirësi dhe sfida, si një nga katër skuadrat më të mira në Evropë, por ne duam një histori më të bukur”.

A mundet që kjo të jetë nata më e mirë ndonjëherë? “Po, mendoj se po, pasi e kam jetuar gjithë këtë, edhe si lojtar”, ka pranuar Arteta. “Shpresojmë se do të jetë edhe më mirë. Ne po ndërtojmë përvojat që kemi pasur së bashku kohët e fundit. Arsenali favorit? Duke parë historinë, unë do të thoja jo, sepse nuk e kemi bërë kurrë”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot