A do aprovohet sistemi VAR në finalen e Kupës?

- Bota Sot

A do aprovohet sistemi VAR në finalen e Kupës?

Finalja e Kupës së Maqedonisë po afrohet. FFM tashmë ka caktuar datën, kohë dhe vendin ku do të luhet finalja midis Struga Trim Lum dhe Vardarit, mirëpo ende nuk ka precizuar, nëse në të njëjtën do të aprovohet sistemi VAR, sikurse edhe finalen e edicionit të kaluar në ndeshjen midis Voska Sport dhe Tikveshit.

FFM me në krye Masar Omeragiç, ka premtuar se sistemi VAR do të aprovohet sezonin e ardhshëm dhe se kanë nisur punët në këtë drejtim, ndërsa finalja e sivjetshme që do të luhet në arenën “Todor Proeski” mund të jetë prova gjenerale dhe hapi i parë për ndryshimet e paralajmëruara nga ana e drejtuesve të rinj.

Për më tepër edhe në vetë rregulloren e Federatës së Futbollit vendor, në nenin 19-të qëndron, që finalja e Kupës duhet të luhet nën sistemin VAR, ndërsa arena “Todor Proeski” është mundësia më e mirë, kjo pasi i plotëson të gjitha kushtet.

Në këtë impiant, tashmë janë zhvilluar disa ndeshje me sistemin VAR, ashtu që edhe në finalen e 21 majit midis Struga Trim Lum dhe Vardarit,  besojmë se do të aprovohet kjo teknologji, me të vetmin qëllim që të ketë sa më pak dilema, rreth vendimeve të arbitrëve.

Tashmë fjalën e ka vetë Federata e Futbollit të Maqedonisë, që realisht duhet ti përmbahet rregullores së saj dhe asgjë më tepër.



Lexoni të gjitha në Bota Sot