Sfidë mes skuadrave që eliminuan pretendentët kryesorë

- Bota Sot

Sfidë mes skuadrave që eliminuan pretendentët kryesorë

Ndeshjet gjysmëfinale të Ligës ë Kampioneve hapen sot me një përballje shumë interesante mes Arsenalit dhe PSG-së, dy skuadra që kanë dhënë prova force dhe me të drejtë kërkojnë t’i shkojnë deri në fund turneut.

Arsenali eliminoi së fundmi Real Madrid, duke treguar se sa vlen skuadra e Mikel Artetës, që dominoi madrilenët kampionë në fuqi.

Ndërsa PSG eliminoi atë që cilësohej si një tjetër pretendent kryer shumë i fortë, Liverpulin, duke bërë të qarta ambiciet që kishte për t’i shkuar deri në fund një turneu që e ndjek prej shumë vitesh.

FORMACIONET ZYRTARE

ARSENALI: Raja, Saliba, Kivior, Ljuis-Skelli, Timber, Tajs, Odegar, Merino, Trosard, Saka, Martineli.
Trajner: Mikel Arteta

PSG: Donaruma, Hakimi, Markinjos, Paço, Nunjo Mendes, Fabian Ruiz, Zhoao Neves, Vitinja, Kvaratskhelia, Doue, Dembele.
Trajner: Luis Enrike.



Lexoni të gjitha në Bota Sot