“Ka disa njerëz që nuk besojnë tek ne – por nuk na intereson, ne jemi PSG” – Vitinha flet pas fitores ndaj Arsenalit

- Bota Sot

“Ka disa njerëz që nuk besojnë tek ne – por nuk na intereson, ne jemi PSG” – Vitinha flet pas fitores ndaj Arsenalit

Vitinha ishte një nga individët më të mirë në ndeshje ndaj Arsenalit, ku PSG fitoi me rezultat 1-0 në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve. 

Ousmane Dembele në bashkëpunim me Kvitcha Kvaratskhelian shënuan golin e vetëm në këtë ndeshje.   

Portugezi deklaroi se ishte shumë i kënaqur me ndeshjen dhe se skuadra e tij pati një mbrëmje të shkëlqyer në Emirates. 

“Ishte një mbrëmje e shkëlqyer për ekipin. Ne e patëm në zotërim topin për pjesën më të madhe të ndeshjes. Na u desh të përshtateshim me rrethanat e ndryshme të ndeshjes dhe ia dolëm mbanë, luajtëm mirë si në mbrojtje ashtu edhe në sulm”. 

“Ka disa njerëz që nuk besojnë tek ne, por ne nuk interesohemi për ta. Ne kemi tifozë të shkëlqyer dhe ne jemi PSG”, ka thënë portugezi. 

Ndeshja e kthimit është planifikuar për 7 maj në Paris. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot