Milan-Bolonja risjell ndryshimin e veçantë në Seria A

- Bota Sot

Milan-Bolonja risjell ndryshimin e veçantë në Seria A

Lojtarët e Milanit do të kthehen si protagonistë me fanellat e tyre në Seria A.

Kuqezinjtë do të përballen me Bolonjën, më 9 maj para Ditës së Nënës.

Do të ndodhë sërish, që futbollistët e Milanit të zbresin me mbiemrat e nënave në fanellat e tyre. Këtë herë do të bëjë të njëjtën gjë edhe kundërshtari, Bolonja.

Kjo iniciativë vjen nga drejtori teknik i Milanit, Xhorxho Furlani. Në sezonin e kaluar, kjo nismë përfshiu ndeshjen me Kaljarin.

Pulisiç që kthehet në Harlou, Reijnders në Lekatompesi dhe Menja në Jolene janë disa prej mbiemrave që do të shikohen. Gjithçka lidhet me vlerat në shoqëri për barazinë gjinore.



Lexoni të gjitha në Bota Sot