Duket se tashmë nuk ka dyshime: Simone Inzaghi do të sfidojë Barcelonën me dyshe sulmuese Marcus Thuram dhe Lautaro Martínez, të njohur si “ThuLa”, të cilët do të udhëheqin sulmin e Interit në një tjetër natë të madhe evropiane.
Gjatë stërvitjes përfundimtare të mëngjesit, trajneri zikaltër mori vendimet përfundimtare për formacionin, duke konfirmuar rikthimin e Thuram nga minuta e parë, pas mungesës që nga ndeshja kundër Bayern Munich më 16 prill.
Francezi i rikuperuar nga një dëmtim, ishte në pankinë gjatë inspektimit të fushës në Montjuic një ditë më parë, ku shokët e skuadrës e motivuan për rikthimin.
Thuram kthehet pas tri mungesave radhazi që përkonin me tri humbjet e Interit ndaj Bolonjës, Milanit dhe Romës. Ndërkohë, edhe Denzel Dumfries do të jetë titullar pas tetë ndeshjesh jashtë për shkak dëmtimi dhe rikthimit gradual kundër Romës. Ai, bashkë me Dimarco në krahun tjetër, pritet të jenë armë taktike për të ndalur Barcelonën super-sulmuese, që ka shënuar mbi 150 gola këtë sezon.
Inter (3-5-2): Sommer; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martinez, Thuram. Trajner: Inzaghi.