Kryeministri ukrainas thotë se janë të gatashëm të nënshkruajnë marrëveshje për mineralet brenda 24 orëve

- Bota Sot

Kryeministri ukrainas thotë se janë të gatashëm të nënshkruajnë marrëveshje për mineralet brenda 24 orëve

Kryeministri ukrainas, Denis Shmyhal ka thënë se janë të gatshëm të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet me SHBA-në.

Shmyhal shtoi se marrëveshja do të duhet të ratifikohet nga parlamenti ukrainas, me konsultimet që do të fillojnë nesër, raporton Reuters.

Ai shtoi se ndihma e ardhshme e SHBA-së për Ukrainën mund të konsiderohet si pjesë e kontributit të SHBA-së në fondin e investimeve që do të krijohet sipas marrëveshjes.

Besohet se dokument – marrëveshja ka evoluar ndjeshëm që nga përpjekja e parë për ta nënshkruar atë në shkurt, e cila përfundoi me atë debat në Zyrën Ovale midis Trump, JD Vance dhe Zelenskyy. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot