Kryeministri ukrainas, Denis Shmyhal ka thënë se janë të gatshëm të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet me SHBA-në.
Shmyhal shtoi se marrëveshja do të duhet të ratifikohet nga parlamenti ukrainas, me konsultimet që do të fillojnë nesër, raporton Reuters.
Ai shtoi se ndihma e ardhshme e SHBA-së për Ukrainën mund të konsiderohet si pjesë e kontributit të SHBA-së në fondin e investimeve që do të krijohet sipas marrëveshjes.
Besohet se dokument – marrëveshja ka evoluar ndjeshëm që nga përpjekja e parë për ta nënshkruar atë në shkurt, e cila përfundoi me atë debat në Zyrën Ovale midis Trump, JD Vance dhe Zelenskyy.