Lajm i hidhur për Barcelonën

- Bota Sot

Lajm i hidhur për Barcelonën

Barcelona ka marrë një lajm të keq pas ndeshjes ndaj Interit në Ligën e Kampioneve, pasi ka mësuar se me shumë mundësi do të përballojë fundin e sezonit pa një preje elementëve kyç të prapavijës, Zhyl Kunde.

Mbrojtësi u dëmtua në fundin e pjesës së parë dhe u largua para kohe nga fusha.

Sipas mediave spanjolle, nuk ka ende një diagnozë të qartë, por në klub janë shumë skeptikë për një rikuperim të shpejtë të lojtarit.

Dyshimet e para janë për një këputje në muskujt e kofshës, që do të thotë një kohë e gjatë jashtë fushave të lojës dhe sezon i mbyllur për futbollistin francez.

Gjatë ditës së nesërme do të zhvillohen testime për të mësuar shkallën e këtij dëmtimi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot