Dinamo – Egnatia përplasin “brirët” pë trofeun e Kupës

- Bota Sot

Dinamo – Egnatia përplasin “brirët” pë trofeun e Kupës

Ditën e sotme e gjithë vëmendja e tifozëve shqiparë do të jetë në “Elbasan Arena”.

Dinamo dhe Egnatia do të duelojnë mes tyre për trofeun e Kupës së Shqipërisë.

Finalja mes tyre do të startojë në orën 18:00, sfidë kjo që premton spektakël.

Siç dihet rrogozhinasit janë kampionët aktualë dhe ditën e sotme do të tentojnë trofeun e 3-të rresht në historinë.

Ndërkohë nga krahu tjetër dinamovitët prej 22 vitesh nuk e prekin Kupën dhe shpresojnë që ditën e sotme të jenë ata fitimtarët.

Një duel mjaft interesant mes 2 ekipeve më të mira të këtij sezoni, teksa pritet të jetë një përballje mjaft spektakolare dhe delikate.



Lexoni të gjitha në Bota Sot