Pogradeci padiksutim do të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni. Ekipi i Ard Memës do të sfidojë ditën e dielë në “Elbasan Arena” skuadrën e Tiranës.
Sfidë kjo që do të startojë në orën 18:00 dhe është e vlefshme për “Play-Out” për Superioren.
Pogradecarët janë mjaft të entuziasmuar për të tentuar ngjitjen në Superiore dhe për këtë klubi kërkon edhe mbështetjen e tifozëve.
Kështu drejtuesit kanë vendosur në dispozicion të tifozëve autobuzë falas, ndërsa edhe hyrja në stadium për ta do të jetë falas. Të gjitha shpenzimet për biletat e autobuzit dhe për sfidën do të mbulohen nga klubi.