Sfida spektakolare në Katalonjë mes Barçës dhe Inter e përfunduar në barazim 3:3, nuk mund të mos komentohej edhe nga protagonistët e fushës së blertë të kësaj nate magjike.
Lamine Yamal ishte padyshim lojtari i mbrëmjes, jo vetëm goli speaktakolar që realizoi, por 17 vjeçari, ishte kërcënimi kryesor për mbrojtjes zikaltër, sa here topi prekej nga këmbët e tij.
Pas ndeshjes, vetë Yamal theksoi se skuadra e Barcelonës ishte superiore në fushë dhe se pavarasësisht barazimit në ndeshjen e pare, Barça do të tentojë finalen në sfidën e kthimit në Milano:
“Menduam se këtë ndeshje mund ta fitonim, por edhe kështu di të them se do të japim gjithçka në sfidën e kthimit, në mënyrë që të sigurojmë finalen.
Unë dëshiroj gjithmonë që të fitojmë, ndaj jam pak i zhgënjyer, megjithatë që tani po mendojmë për sfidën e kthimit.
Do të bëjmë maksimumin dhe mendoj se do të kualifikohemi.”