Liverpool synon golashënuesin e Premier Leagues

- Bota Sot

Liverpool synon golashënuesin e Premier Leagues

Skuadra e Liverpoolit kërkon të sjellë një sulmues të fortë goli në ekip për sezonin e ardhshëm. Objektivi kryesor është Alexander Isak, që luan me Newcastle.

Një lojtar që kërkohet nga shumë skuadra, por të gjithë duhet të maten mirë me kërkesat financiare që kërkon Newcastle: 130 milionë euro.

Isak, 25 vjec, ka një kontratë deri në vitin 2028 me bardhezinjtë, që nuk kanë ndërmend ta lënë të largohet për një shumë më të ulët se 100 milionë.

Pikërisht kjo shifër e lartë ka stepur disi skuadrën e Liverpool, që nuk dëshiron të shpenzojë kaq shumë për një futbollist, që këtë sezon po shkëlqen, me 26 gola në total në 39 ndeshje zyrtare të luajtura.

Me rinovimet e kryera së fundit me kontratat e Van Djik dhe Salah, klubi nuk ka shumë hapësira. Gjithsesi, kampionët e saposhpallur në Anglisë nuk do të heqin dorë kollaj nga Isak.



Lexoni të gjitha në Bota Sot