Dikur futej tinëzisht në Kosovë, ja kush e fali Dragan Xhajiqin

- Bota Sot

Dikur futej tinëzisht në Kosovë, ja kush e fali Dragan Xhajiqin

Hiq më larg se me 3 prill Serbia shoveniste shkaktoi probleme, hoqi flamurin e Kosovë dhe e dogjën atë disa huliganë në qytetin e Beogradit.

Kjo ndodhi gjatë Kongresit të UEFA-s që u mbajt në Beograd, ku u hoqën simbolet e Kosovës gjatë kongresit.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Serbisë është Dragan Xhajiq.

Ky me suitën e tij dhe nën ndikimin e kuzhinës së Beogradit dolën me një komunikatë duke i kërkuar falje popullit serb për Flamurin e Kosovës që u shfaq në Beograd.

Është interesant rasti i Xhajiqit dihet se në vitin 2008 ka qenë i arrestuar në vitin 2008, për keqpërdorim të mjeteve financiare.

Xhajiq ishte i arrestuar si nënkryetar i Federatës së Futbollit të Serbisë dhe drejtor i të gjitha kombëtareve, i dyshuar për shpërdorim të 6,127,104 euro. 

Gjyqtari i Gjykatës Supreme serbe dhe profesori në pension Zoran Ivosheviq, ka treguar një detaj se kush e fali Xhajiqin. 

“Ai u fal nga presidenti i atëhershëm i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, megjithëse nuk u dënua. Dragani pranoi amnistinë, por mund të mos ishte dënuar. Nëse do të ishte liruar, do të kishte mbetur absolutisht i pafajshëm.

Më vonë bëra disa deklarata mbi këtë temë, por kur u takuam nuk ishim më aq të afërt sa ishim dikur.

Nëse Xhajiqi ishte i sigurt se nuk kishte kryer ndonjë vepër penale, duhej të kishte pritur që gjykata ta lironte nga akuzat. Atëherë nuk do të kishte falje.

Me kalimin e kohës, ai pranoi të bëhej një gur shahu në FSS, ai nuk flet më si më parë. Shumë e interpretojnë këtë si kthim të nderit ndaj Vuçiqit”, ka thënë për mediumin serb Ivosheviq.

Duhet theksuar se në vitin 2018 Xhajiq ishte futur tinëzish në veri të Mitrovicës për t’i përkrahur strukturat ilegale serbe.



Lexoni të gjitha në Bota Sot