Asllani drejt largimit

- Bota Sot

Asllani drejt largimit

Në verë te Interi pritet një revolucion i vërtetë.

Zikaltërit synojnëtë rinovojnë dhe të rinjohin skuadrën, dhe vëmendja është e përqendruar si te afrimet ashtu edhe te largimet që mund të hapin skenarë të rinj në merkato.

Një nga emrat që pritet të largohet është mesfushori shqiptar Kristjan Asllani. I ardhur nga Empoli, Asllani nuk ka gjetur hapësira nën drejtimin e Simone Inzaghit dhe nuk ka arritur të bindë teknikun zikaltër. Në këtë drejtim, trajneri pritet t’i japë “ok”-in për largimin në merkaton e verës.

Sipas raportimeve të fundit, Bologna ka hyrë seriozisht në garë për shërbimet e Asllanit. Drejtori sportiv i klubit, Giovanni Sartori, është në kërkim të një regjisori klasik për ta vënë në dispozicion të trajnerit të ri Vincenzo Italiano, dhe shqiptari i Interit shihet si profili i duhur.

Në Milano, Asllani nuk ka pasur mundësi të shfaqë vlerat e tij, por nën drejtimin e Italianos dhe në një ambient më pak presion si Bologna, ai mund të rikthehet të shkëlqejë.

Sipas Tuttobolognaëeb, në verë mund të vijë tentativa e parë zyrtare për transferimin e tij. Kujtojmë se Interi e kishte blerë Asllanin nga Empoli në vitin 2023 për një total prej 14 milionë eurosh (4 milionë huazim + 10 milionë blerje e detyrueshme).

Nga ana tjetër, një shitje e mundshme e Asllanit mund të hapë rrugën për lëvizje të tjera mes Interit dhe Bolognës. Zikaltërit prej kohësh janë të interesuar për disa prej lojtarëve të skuadrës emiliane, veçanërisht dy mbrojtësit qendrorë Beukema dhe Lucumi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot