Ekipi i Gostivarit është duke pritur ndëshkimin që do t’i vijë nga komisioni disiplinor i FFM-së, njëkohësisht planifikon se si dhe në çfarë mënyre do ta luajë ndeshjen e radhës në kampionatin maqedonas me Pelisterin si mikpritës.
Gostivari e ka të regjistruar si vendas stadiumin në Strumicë.
Sa i përket dënimit të ardhshëm nga FFM-ja, patjetër do të bëhet i ditur për publikun gjatë ditës së sotme, por se cili do të jetë dhe sa do t’i kushtojë mbetet për t’u parë.
Skuadra shqiptare rrezikon t’i hiqen nëntë pikë ngjashëm si Voska Sport.