Conte: Dy javë më parë ishim -3 pikë

- Bota Sot

Conte: Dy javë më parë ishim -3 pikë

Në prag të ndeshjes kundër Lecce, trajneri i Napolit, Antonio Conte foli në konferencë për shtyp.

Kjo javë ka ndikim për titullin dhe mbijetesën. A është ndeshja më e rëndësishme e vitit?

Nuk është, sepse kanë mbetur edhe 4 ndeshje për të gjithë.

Si për ne, ashtu edhe për Lecce nuk mund të quhet ndeshja e vitit, por padyshim që është shumë e rëndësishme për objektivat e të dyja skuadrave.

Megjithatë, tani flisni si kryesues i Serie A…

:Mos harroni që dy javë më parë ishim 3 pikë prapa Interit.

Kjo duhet të shërbejë për të ruajtur qetësinë dhe përulësinë, që nuk duhet humbur kurrë nga ambienti i Napolit.

Duhet të kuptohet që jemi të gjithë bashkë, pjesë e diçkaje të papritur, që askush nuk e kishte imagjinuar.

Por duhet të qëndrojmë të bashkuar, të përulur dhe me këmbë në tokë.

Kanë mbetur edhe 4 ndeshje, edhe unë kam përjetuar si fitore, ashtu edhe humbje të titullit në javën e fundit. Vetëm një skuadër fiton, por djemtë kanë punuar me përulësi, pa ëndrra të kota, rëndësi ka thelbi", - tha Conte.



Lexoni të gjitha në Bota Sot